Ujra të Thella

Lundro në ujra të thella

Edi Rama dhe piramida masonike ne sheshin "Skenderbej" PDF Print E-mail
User Rating: / 1
PoorBest 
EditoriaL

Pas shpalljes së projektit fitues për rregullimin e sheshit “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, njeriu që imponoi këtë zgjedhje, u shpreh: “Koha do të tregojë nëse juria ka bërë zgjedhjen e duhur, por unë jam i bindur që cilado nga zgjedhjet do t’ i jepte Tiranës një mundësi për të vështruar të ardhmen dhe jam plotësisht i bindur se ideja e studios 51N4E na jep mundësi ta shikojmë të ardhmen.

Nga Kastriot MYFTARAJ 

Sipas këtij varianti, sheshi ‘Skënderbej’ do të jetë një piramidë e vendosur nën pushtetin e qytetarëve dhe çdo qytetar i Tiranës, duke shkuar në pikën qendrore të Piramidës, e cila është një pikë që i jep mundësinë një njeriu të vetëm të qëndrojë aty dhe ta shohë sheshin nga të katër anët, nga lart poshtë, do ketë mundësi të jetë zoti i qytetit të tij, në një qytet që vjen nga një histori ku zot ka qenë gjithmonë dikush tjetër”. (cituar sipas: “Zëri i Popullit”, 12 prill 2008, f. 9) Piramida për të cilën flet Edi Rama, nga kulmi i së cilës një njeri i vetëm dominon sheshin, duke fituar aftësi gjithandejpamëse, nga lart-poshtë, në të katër anët, nuk është simboli i dominimit të sheshit qendror nga qytetari, siç thotë Edi Rama, por një simbol masonik.

Piramida që ka në kulmin e vet Syrin gjithandejpamës është një simbol shumë i rëndësishëm masonik. Syri gjithandejpamës simbolizon sundimin, kontrollin total të elitës sekrete që qëndron në majë të piramidës hierarkike të masonerisë. Në simbolikën malonike piramida shënon hierarkinë sekrete që kontrollon shoqërinë njerëzore, si një konspiracion që vazhdon traditën okulte antike të ideimit dhe zbatimit të një projekti për të ndërtuar një qendër sekrete pushteti në një shoqëri njerëzore.

Siç tregon simboli masonik në formë rombi, i formuar nga bashkimi i kompasit me vizoren në formë “L”, piramida si simbol masonik është e dyfishtë, me një kulm që shkon drejt qiellit, dhe me një tjetër, të përmbysur, që gjendet nën tokë, siç janë piramidat egjiptiane, me dhomën e fshehtë nëntokë si kulmi i përmbysur i saj. Në simbolikën masonike, pjesa e dukshme e shkallëzuar e piramidës mbi tokë tregon institucionet e dukshme, zyrtare, ndërsa pjesa e padukshme e piramidës, nën tokë, në funksion të së cilës është ndërtuar pjesa e dukshme e piramidës, simbolizon shkallët e pushtetit sekret deri tek maja e përmbysur e cila kontrollon gjithçka, çka simbolizohet me anë të syrit gjithandejpamës në majë të piramidës së dukshme, që është “syri” i “kokës” sekrete misterioze që drejton gjithçka. Kështu, institucionet e shoqërisë dhe shtetit modern, parlamenti, qeveria, partitë politike, pushteti vendor, gjykatat, policia, OJF-të, mediat etj., janë pjesa e dukshme e “piramidës” së pushteteve në shoqëri, ndërsa ato në fakt kontrollohen nga një “piramidë” e padukshme pushteti, që i manipulon ato sipas konveniencave të një oligarkie sekrete, që vërtet nuk duket por që realisht ka syrin gjithandejpamës” në majë të piramidës së dukshme të pushteteve në shoqëri.

E gjithë kjo realizohet duke vënë masoneria njerëzit e Vëllazërisë konspirative në poste-kyçe në funksionet publike. Veprimtaria kryesore e kësaj oligarkie sekrete është manipulimi i ngjarjeve në rang vendi dhe në rang botëror. Në pamje të parë, masoneria të le përshtypjen e një trilli të çuditshëm ku burrat bëjnë një lojë fëmijësh. Por e vërteta është se këtu ka një të keqe të madhe. Tregues për këtë gjë është betimi masonik, që është i frikshëm dhe i përgjakshëm. Masonët betohen se nëse do të nxjerrin sekretet e Vëllazërisë, atyre le t’u çahet gjoksi dhe do t’u shkulet zemra, dhe do t’u jepet si ushqim zogjve apo kafshëve të egra, se do t’u shqyhen gjymtyrët, do t’u digjen mushkëritë dhe do të shpërndahet hiri në ajër. Pretendimi i masonëve se këto kanë mbetur nga tradita nuk duket bindës. Përse janë dashur në të shkuarën këto betime kanibaleske dhe përse duhen ende sot, nëse është fjala për një shoqatë që pretendon të jetë një shkollë morale? Dhe të mendosh se në çdo shkallë të masonerisë bëhet një betim i ri, më i egër. Masonët kanë si strategji kryesore për të zhvlerësuar kritikat ndaj tyre, që t’ i etiketojnë kritikat ndaj tyre si teori konspiracioni. Me këtë ata e projektojnë tek kundërshtarët e tyre të keqen e vet, pra konspiracionin.

Por a nuk është sekreti i shkallëzuar i masonëve, i ruajtur me betime makabre, premisë logjike për teori konspiracioni? Është absurde dhe skandaloze që një instrument pushteti okult despotik, oligarkik, i trashëguar nga Antikiteti i thellë, të paraqitet sot si instrument në dobi të lirisë, demokracisë, së mirës dhe së drejtës. Masoneria është një fe sekrete, që i shërben një kaste sekrete, si instrument sundimi okult në shoqëri. Masoneria dhe demokracia, masoneria dhe liria përjashtojnë njëra tjetrën. Demokracia sa kohë ekziston masoneria nuk mund të jetë veçse demokraci masonike, ashtu si demokracia në kohën e komunizmit ishte demokraci e ashtuquajtur popullore, që ishte eufemizmi komunist për despotizmin. E keqja e madhe e masonerisë është se ajo influencon në vendimmarrjen publike, në mënyrë konspirative. Një shtetar, politikan, deputet, gjykatës, prokuror, gjeneral, biznesmen, botues, profesor etj., që është mason do të veprojë në punën e tij publike, jo siç do t’ i thoshte ndërgjegjja e tij dhe interesi publik, por sipas urdhrave të masonerisë dhe në interes të anëtarëve të vëllazërisë sekrete. Urdhri i vëllazërisë sekrete dhe është ligji më i lartë për masonin dhe prevalon mbi ligjin publik.

Një funksionar publik i çdo rangu qoftë, që është mason, nuk e ka më vetëdijen dhe interesin e shërbyesit publik, por vetëdijen dhe interesin e shoqërisë sekrete. Ai është një konspirator që vepron jo më për të mirën publike, por për konsolidimin e pushtetit okult dhe të pasurisë së vëllazërisë dhe anëtarëve të saj. Me piramidën me syrin gjithandejpamës Edi Rama është duke ndërtuar në qendër të Tiranës një simbol qartësisht masonik. Çfarëdo që të thotë Edi Rama nuk mund ta kamuflojë këtë gjë. Më kot thotë Edi Rama se me këtë piramidë qytetari “do ketë mundësi të jetë zoti i qytetit të tij, në një qytet që vjen nga një histori ku zot ka qenë gjithmonë dikush tjetër”. (cituar sipas: “Zëri i Popullit”, 12 prill 2008, f. 9) Madje duke thënë këtë Edi Rama më tepër se e fsheh, e zbulon simbolikën, pasi edhe në kohën e komunizmit, propaganda zyrtare thoshte se njeriu i thjeshtë, pjesëtari i masave punonjëse ishte zot i vendit, i qytetit apo fshatit, por në realitet zot ishte elita e regjimit komunist dhe tekefundit diktatori.

Edhe në rastin e piramidës që po bën Edi Rama në qendër të kryeqytetit, pavarësisht se si shprehet ai, në fakt ajo do të simbolizojë sundimin e kryeqytetit dhe të vendit nga një shoqatë sekrete. Nuk është rastësi fakti, që njeriu që po ndërton simbolikën masone në sheshin qendror të Tiranës, Edi Rama, ka qenë beniamin i Fondacionit “Soros”, që kur ky filloi të veprojë në Shqipëri në 1991, jozyrtarisht, dhe që nga viti 1994, zyrtarisht, dhe është mbështetur shumë nga George Soros.

Fondacioni “Soros” është krijuar dhe vepron si një shoqatë masonike dhe në fakt është një shoqatë në orbitën e masonerisë ndërkombëtare. Në fakt Fondacioni “Soros” ka shërbyer si baza për krijimin në Shqipëri të një grupimi masonik (llozhë), që ka në qendër Edi Ramën. Ky grupim masonik përfshin politikanë, ose më saktë njerëz të katapultuar në poste të larta politike, ose të projektuar për t’ u katapultuar në politikën e lartë, njerëz të shoqërisë civile, të medias, biznesmenë të mëdhenj, funksionarë të rëndësishëm të institucioneve të ndryshme, si gjykata, prokurori, shërbimet sekrete, diplomacisë, deri edhe krimit të organizuar, etj.

Kjo elitë masonike është e projektuar të sundojë Shqipërinë me Edi Ramën si njeriun kryesor të saj. Në sheshin qendror të Tiranës, atje ku ishte monumenti i diktatorit komunist, Enver Hoxha, simbol i diktaturës komuniste, Edi Rama po vendos simbolikën masonike, simbol të sundimit të diktaturës okulte masonike, të përqendruar në Shqipëri tek personi i tij. 17 vjet më parë, në 1991 shqiptarët rrëzuan në sheshin qendror të Tiranës simbolin e diktaturës komuniste, monumentin e Enver Hoxhës. 17 vjet më pas, pikërisht në ditën e vdekjes së Enver Hoxhës, në 11 prill 2008, Edi Rama, shpalli projektin fitues për qendrën e Tiranës, që përmbante dhe një simbol masonik.

Pra, në ditën e vdekjes së diktatorit, Edi Rama, tashmë në krye të partisë origjinare tek ajo që krijoi Enver Hoxha në vitin 1941, shpalli një ringjalljen e një diktatori të ri, të një diktature të re okulte, në formën e një elite sekrete masonike. Kështu bëhet vazhdimësia e diktaturës. Kjo është në fakt politika e re e Edi Ramës, masonpolitika. Simbolika masonike që Edi Rama po vendos me arrogancë në qendër të Tiranës duhet të na kujtojë të gjithë se kemi një diktaturë të re okulte për të rrëzuar, duke filluar që nga simbolet e saj. Prandaj, aq më mirë që Edi Rama po e vendos simbolikën masone në qendër të kryeqytetit, madje duke e pohuar atë.

 
Artikuj të Tjerë

Sondazhe

Mendoni se Edi Rama i sherben masonerise ?
 

EditoriaL


Eksplore

Foto Lajme

Foto Lajme
You are here  : Home EditoriaL Edi Rama dhe piramida masonike ne sheshin "Skenderbej"

Video Lajme

Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.