Ujra të Thella

Lundro në ujra të thella

Dikush nuk ka dëshirë që Shqipëria t’i bashkohet Europës PDF Print E-mail
User Rating: / 2
PoorBest 
EditoriaL


Nga të thënat e qarta të ministrit Suedez Karl Bild, padyshim që doli se vonesa është thjesht çështje teknike. Një nga krahasimet e tij ishte dhe me një problem pikërisht të Suedisë...por që po vonohet, sepse akoma nuk është mbledhur “Parlamenti Gjerman” ose për rastin në fjalë...ishin pengesat teknike. Duhej që Parlamenti Gjerman të merrte në shqyrtim problemin “Shqipëri” dhe ai kishte bërë vetëm një seancë, sepse tashmë dihet se sapo kanë mbaruar zgjedhjet. Reagimi në botën e qytetëruar ka qenë jo politik dhe kjo ka qenë edhe kryesorja...pavarësisht se në Shqipëri i mëshojnë shumë problemit politik. Në Shqipëri duan...janë disa...që BE-ja dhe KE-ja.

Nga Besi BEKTESHI
 

Shqipërinë ta vonojnë, dhe për më tepër, ta ndërpresin punën sepse në pushtet është Berisha. Franco Frattini dhe Bild që në një farë mënyre janë sponsor, por edhe disa ministra të tjerë europianë...kanë kaluar gjithçka me çështjen teknike dhe jo me “politikën e ditës” në Shqipëri.

Jo si në një emision televiziv...ku zonja gazetare, gati sa nuk u përlot me dy të huaj maqedonas të “cilët merreshin vesh” kurse “ne jo” sipas saj, dhe sipas logjikës që respekton jashtë dhe mjaullit për brenda. Të një respekti mbi akselerimin e të keqes brenda. Me qindra shtysa nga brenda që problemi i “pranimit dhe shqyrtimit të kërkesës” të bëhej proces politik i Ministrave Europiane dhe mundësisht ti “viheshin kushte” Berishës dhe Metës, që politikisht të pranonin idenë e “zgjedhjeve të reneguara”...po të dala si pasojë e një veprimi renegat dhe ulëritës, për të ndyrë gjithçka.

Nuk është hera e parë...sepse edhe PD, si edhe PS, kanë vepruar dikur ashtu...në momente më të qarta e krize, vërtetë të thelluar. Nga disa testata të shtypit të përditshëm megjithëse kishte shumë pak vend që Ministrat të kishin thënë..vonesa është anë politike...janë përdredhur në virtualitetin e shprehjes....por pa pasur asnjë deklaratë të fortë pro “çështjes politike që pengon shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë”. Diku ka dalë edhe trajtimi i Hollandës...por ama as aty nuk del çështje drejtpërdrejtë, përveç faktit se presupozohet dhe thuhet qartë se në zgjedhje u plotësuan shumica e standardeve të kërkuara.

Më e bukura është se përveç Italisë është edhe Franca me anën e Kushnerit i cili i thotë homologut të tij gjerman Frank Ëalter Steinmeier  se “nuk ishte e nevojshme të gjykohej politikisht një vend kur kalimi i dosjes në komision është gjest normal e teknik”. Kur edhe në Europë duhet të kenë një zë, atëherë edhe pengesat teknike, përbëjnë një “politikë” për ato pjesë të politikës shqiptare që “për inat të vjehrrës shkojnë të flenë më mullixhiun”.

Nuk ka unitet në Europë për Shqipërinë...kurse Frattini në të vërtetë “kërkon cdo gjë teknikisht” si për Maqedoninë jashtë dëshirave në politikën shqiptare që e kërkojnë Europën jo më Shqipërinë, por me njërën parti e cila mendon se “është mbi vendin e saj”. Por nuk është në fakt edhe “partia” që mendon kështu....!Më tepër është një pjesë e lidershipit që e do BE-në sipas medaljes së tyre të varur në qafën e dikujt që me shumë zor e prek pushtetin dhe mendon se në fakt e ka merituar atë.

“Nuk kanë unitet në Europë” për Shqipërinë...! Gati ky ishte lajmi i madh, që vërtetë nuk ishte aspak i vërtetë. Askush në Europë nuk u fokusua në “krimin elektoral” nuk u fokusua në “ndalimin e shqyrtimit të kërkesës”së PS-ja nuk është në parlament. Askush nuk ka vënë kusht deri tani...që Shqipëria do të penalizohet në integrimin Europian se PS-ja nuk është në Parlament. Askush në Europë nuk ka dërguar emisarë të fokusuar në “krimin elektoral”. Askush nga Europa nuk është çuar si në Parlamentin Europian dhe në Këshillin e Ministrave që ti vërë kushte Shqipërisë...se po nuk zgjidhi problemin e “kutive” nuk ka për të bërë një hap përpara në integrim dhe caqet e pranimit apo edhe vizave.

Askush nuk ka vënë qoftë edhe një kusht se ...do të pezullohen veprimet e tilla se...PS-ja dhe vendimet e saj...duhen të sheshohen.


Askush deri më tani në EU dhe US nuk ka dërguar qoftë edhe një mesazh të vetëm...se me zgjedhjet u prishën standardet ose u devijua vota saqë pastaj të veprohet me sanksione. Askush. Përkundrazi janë të mërzitur me marritë dhe gënjeshtrat tona. Të mërzitur me akuzat dypalëshe me vjedhje votash...ju ka humbur durimi dhe janë me gjykim të “shkurtër” për zgjedhjet sa që me gjithë mend, po të ndodhë që të vjedhim...të thonë “ishin të mira” vetëm e vetëm, të mos dëgjojnë shqiptarët, që akuzojnë e akuzojnë njëri tjetrin, në çdo gjë. Dikush nuk ka dëshirë që në Europë të kenë unitet, por kjo mbetet vetëm dëshirë. Nuk ka dëshirë se nuk është në pushtetin qendror...ndoshta!

Nuk ka dëshirë se i largohen privilegjet që sëpaku ajo pjesë e politikës i ka kurse populli...jo. Ndoshta nuk ka dëshirë se me “Europën thellësisht brenda” shumë tendera apo edhe iniciativë infrastrukturore...nuk do të jenë në duart e tyre. Ndoshta nuk duan se njerëzit do të bëhen akoma me menefregistë për tipat “autoritarë dhe sundues” duke mos i parë si deri me tani, si “gjysmë perëndi”. Por ndoshta edhe pse janë gjithmonë të mësuar jo vetëm me privilegjet..si dikur...por edhe me inatin që... si ka mundësi që nuk ishin ata që të deklaronin: Jam unë dhe ...partia ime...që ju bëri njerëz...more....! Unë dhe jo ai...nga veriu, sëbashku me atë nga jugu...por unë. E kjo do të ishte më e vogla. Më e falshmja...në përballje me dëshirën që shqiptarët nuk i do asnjëherë në Europë.

 
 
Artikuj të Tjerë

Sondazhe

Mendoni se Edi Rama i sherben masonerise ?
 

EditoriaL


Eksplore

Foto Lajme

Foto Lajme
You are here  : Home EditoriaL Dikush nuk ka dëshirë që Shqipëria t’i bashkohet Europës

Video Lajme

Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.