Ujra të Thella

Lundro në ujra të thella

Ylli me pesë cepa PDF Print E-mail
User Rating: / 1
PoorBest 
EditoriaL
Ç'përfaqëson Ylli me pesë cepa

Patologjia...

Një nga ankthet që e ka torturuar me dekada të tëra ndërgjegjen e gjithë Evropës dhe veçanërisht Evropës Lindore, që ka krijuar patologji të tilla spitalore që vetëm ndotjet radioaktive mund t'i krijojnë, është ai i yllit me pesë cepa. Eshtë pak ta quajmë ankth. Ai arriti të kapë përmasat e përbindshme mbimitologjike, sepse arriti të dominojë edhe ëndrrën e lirisë së njerëzimit edhe për dekada të tjera. Lindi dhe udhëhoqi ëndrrat për liri në fillesat e lëvizjeve komuniste botërore.

Këtu përfshihen edhe shqiptarët dhe vendi i tyre, Shqipëria. Duket sikur po merremi me simbolet e së kaluarës, por mjafton të vendosim një yll me pesë cepa në mes të Tiranës dhe do të jemi dëshmitarë të reaksionit që ai provokon akoma, sepse është e lehtë të fshish të kaluarën jashtë teje por e pamundur të fshish e të risistemosh brendësinë e jetës, shpirtin e individit e të shoqërisë.

Simboli që sundoi për një shekull Europën Lindore

N jë shoqëri e sëmurë si ajo e popujve të ish-Lindjes komuniste ka nevojë për një terapi të vërtetë e më efikase se ajo e parasë, terapi që vështirë se do të mund të vijë nga politika. E gjithë ajo që quhet e kaluar është e regjistruar në psiqikën bioenergjitike të trupit të njerëzve proletarë pra të asaj popullsie të ?lirë? pas ardhjes së demokracisë.

Por nuk mund të ketë liri reale pa lirinë shpirtërore dhe liria shpirtërore nuk barazohet me faktin që të mendosh çfarë të duash dhe të thuash çfarë të duash. Liria e vërtetë e individit është ajo shpirtërorja, është ajo gjëndje ku ai ndjehet i çliruar nga ankthet dhe komplekset e së kaluares jo nëpërmjet harresës gjë që është e pa mundur të ndodhë por nëpërmjet kuptimit të thellë të elementëve që janë të fshehur në thellësi të psiqikës së tij e që do ta persekutojne gjatë gjithë jetës.

Këto komplekse janë stampuar nëpërmjet simboleve të përdorura nga komunizmi me mjaft preçision, simbole që po të kujtojmë mirë as nuk mund t'i kritikoje dhe t'i ndryshoje, aq të rëndësishme ishin ato për pushtetarët që modelonin shoqërinë komuniste.

Simbolet janë struktura të kodifikuara në bazë të një shkence shumë të thellë e mistike arcane, me pushtet në aparencë të padukshëm, me një aparencë primitive por, me një forcë goditëse në thellësi të psiqikës njerëzore të ndërtuar e të zbuluar në prehistori, vlerën e vërtetë të operimit që ato kryejnë e kanë dominuar dhe mbajtur me xhelozi e sekret në shekuj shkollat mistike.

Këtu bën pjesë edhe protagonisti ynë famëkeq: ylli me pesë cepa. Simbolet janë stuktura okulte, kanale të dhënies dhe të marrjes së energjise në niveleve të ndryshme të realitetit kozmo psiqik. Ato janë të ndryshme sepse ndryshojnë sipas niveleve të energjisë format e tyre.

Ylli me pesë cepa bën pjesë në hirarkinë e shumë simboleve shkollave mistike kudo në botë dhe ka pothuajse të njëjtin kuptim mistik. Ai simbolizon esencën e materies, është materia e sintetizuar me pesë elementët e saj. Sipas okultizmit por edhe të gjithë filozofisë antike materia nuk është diçka e kundërt me shpirtin ajo, është pjesa pasive e një uniteti të madh ku shpirti është pjesa aktive, ky unitet quhet Absolutja.

Ndarja e materies nga shpirti, si të kundërta, ka krijuar patollogjine më të madhe në kulturën njerëzore. Ky devijim i madh ka prodhuar gjithmonë mendimtarë materialistë që proklamojnë materializmin me trombat e tij shurdhuese për mosekzistencën e zotit dhe idealizmin fetar të vetëverbëruar nga lufta për mohimin e materies.

Pra: toka, zjarri, uji dhe ajri janë katër elementët materialë, por pas tyre vjen elementi i pestë, eteri, ai që formon quintesencën. Në këtë shkrirje të pesë elementëve fillon purifikimi i materies, lidhja e saj me shpirtëroren , fillon ajo që quhet njerëzore, këtu fillon dimensioni njeri. Duke i skematizuar këto elementë në pesë segmente të vendosura sipas një rendi të caktuar formohet ylli me pesë cepa por po me ato segmente të vendosur ndryshe formohet pentagoni, kurse të vendosur në mënyrë horizontale, të pandërprerë në kohë, krijojnë pentagramin.

Simboli, dhe në këtë rast ylli, vepron në mënyrë të pavetëdijshme për atë që mban dhe e shikon, sepse trasmetohet në thellësi të ndërgjegjes nga neuronet dhe regjistrohet në qendrat psiqike elementare të cilat fillojnë e bëhen dominante po të potencohen me teprim. Ja sekreti i veprimit të pakuptueshëm i simbolit të yllit, veprim që ka zgjatur dekada në komunizëm.

Por ku qëndron e keqja dhe efekti negativ i tij. Ky simbol që në vetvete nuk paraqet asgjë të keqe, bëhet i dëmshëm me përdorimin e tij me qëllim dhe afatgjatë sepse i mban të bllokuara energjitë psiqike dhe shpirtërore në nivele materiale dhe ato energji, duke mos marrë rrugën e tyre natyrale, bëhen dekadente, perverse e shkatërruese, efekte që na persekutojnë akoma.

Pas pesëmbëdhjetë vjetësh që ra ylli me pesë cepa, nuk jemi akoma në gjëndje të qëndrojme me këmbët tona, jemi të helmuar nga historia e afërme dhe duhet ta dijmë mirë se psiqika e një kombi shërohet ose sëmuret nga simbolet që ai mban ose që e mbajnë atë nën zgjedhë.

Si simbol magjik e psikodinamik i materies iu dha ose u mor nga materialistët dhe u përdor në terrenet komuniste me vetëdije tek të pavetëdijshmit, tek të verbërit pwr tw shtuar verbwrinw me vetëdije, nga grupe okulte komuniste në nivel botëror për qëllime historike të caktuara.

Kaq të rëndësishme ishin saqë ato kanë modeluar gjithmonë shoqëritë, ose më saktë, çdo shoqëri mund të kuptohet dhe ndryshohet nëpërmjet simboleve që ajo përdor. Që nga antikiteti deri sot historia e psiqikës njerëzore është histori simbolesh, simbole mjaft të lidhura me shoqërinë dhe me ata që e drejtojnë dhe e dominojnë atë.

Simbolet janë ndërtuar nga të diturit, por janë simbolet ato që pastaj kanë modeluar njeriun. Ato janë shprehje e madhështisë njerëzore për të kuptuar universin por janë ato që kanë shkaktuar ndotjen më të madhe në shpirtin e njeriut dhe krimet më të mëdha në ndërgjegjen e tij.

Simboli është i pari raport njohës që njeriu krijoi me jetën, i pari element, i pari realitet i tij pas mëkatit fillestar, mollës së ndaluar, e para dije madhështore kozmike që do ta helmonte atë. Ylli me pesë cepa si një nga simbolet më mitike të shekullit të kaluar është pjesë e kafshatës së parë në mollën e Adamit, është aq i hershëm sa njeriu sipër tokës, është fantazma por edhe realiteti i njeriut që në fillesat e tij.

Simboli i yllit me pesë cepa, i urryer në botën postkomuniste si vetë pushtetet diktatoriale komuniste ku buronte edhe forca e tij magjike, është thjesht nje vizatim figurativ i rastit apo rastesisht u përdor nga komunizmi ndërkombëtar?

Po të intervistohen ata që kishin ose kanë bindje komuniste mbi kuptimin e yllit me pesë cepa, shumica e njohin si simbol lirie dhe bashkimi, i internacinalizmit dhe vllazërisë së popujve. Pra, propaganda i ka dhënë një veshje logjike, një ëmbëlsi sentimentale këtij simboli e nëpërmjet kësaj veshjeje humane e mbolli atë në psiqikën e çdo shtetasi.

Këtu fillon drama, deformimi i vërtetë i simbolit të yllit me pesë cepa, këtu fillon misteri i tij në kohët moderne.

Shkenca moderne e psikologjise së thellësive e njeh rrolin e simboleve në shoqëri dhe vëndin e tyre dominant në psiqikën e individit. Por ai si krijim, si realitet, nuk është pjellë e patollogjive tona kolektive moderne. Simbolet dhe ylli me pesë cepa vijnë nga thellësia e historisë njerëzore e krijuar me vetëdije nga shkenca antike si veprues në psiqikën e masave që kur çfaqen qytetërimet e para.

Ylli me pesë cepa ndodhet në Egjyptin e lashtë ku eterikja me pesë degë ishte simbolizuar nga një prej hieroglifeve më të rëndësishme: Sba në formë ylli, e lidhur ngushtësisht me vdekjen dhe e vendosur mbi varre.

Muret e brendëshme në nekropolin e Tetit janë të mbushura me këtë simbol. Kristianizmi në origjnën e tij e humanizoi nëse mund të thuhet kështu, hieroglifin Sba. Në katakombet romane ku organizoheshin ceremonitë mortore e konsumohej dreka rituale, i vdekuri përfigurohej ekzaktësisht me pesë segmente në formën e yllit me pesë cepa.

Për këtë arësye në shumë tekste të shejta lexohet që të vdekurit bëhën yje, kuptimi okult i së cilës ndodhet në faktin e thjeshtë se me vdekjen elementët shpërbëhen, pra vdekja është vetëm lirimi i elementëve tokësorë nga shpirtërorja, shpërbërje e simbolizuar nga ylli. Për shpërbërjen e një shoqërie, për të fituar terrene të huaja, për të fituar mbi armikun, u përdor i njëjti kod i yllit nga bërthamat sekrete të komunizmit botëror. A ishin të vetëdijshëm për këto sekrete të yllit??

Në letrat e Tarokut që përdoren për të parathënë të ardhmen origjina e të cilave thuhet se vjen nga misteret e piramidave, që bazohen në fillozofinë ebraike të Kabalës, por në formën që na paraqiten sot, ze një vend edhe ylli me pesë cepa.

Tek arkanet minore lidhur me pasurinë, paraqitet dora e fatit me një yll të madh që sipas tyre është rrënja e potencës mbi tokë, po të lexohet pozitisht e në të kundërtën, do të thotë kurnacëri, dëshirë me zotëruar gjënë e tjetrit, mungesë besimi në botën shpirtërore, a thua se gjithë lumturia varet nga kënaqësitë materiale.

Për kabalistët, Pema e jetës është një ilustrim simbolik, një sistem ku forca perceptohet tek forma, pra për ta forca edhe forma janë në të vërtetë një e vetme, forma nuk është gjë tjetër veçse forcë e organizuar. Edhe në këtë sistem njohës figura është force, ku forca vitale organizohet nga simboli, trasmetohet me të njëjtë frekuencë në distancë tek sinboli tjetër i ngjashëm i cili bën që forca të rilindë në një realitet të ri.

Këtë ligj sekret të trasmetimit në distancë të energjive psiko kozmike e përdorën nazistët per qëllime antinjerëzore nëpërmjet simbolit të lashtë të svastikës, famëkeqi kryqi i thyer i Hitlerit. Simbolet janë përdorur gjithmonë nga diktaturat në dominimin e shkatërimit të territorrit psiko- kozmik të kundërshtarit, si pjesë e realitetit, sado fantastiko-shkencore t'i duket kjo dikujt.

Po komunistët e njihnin këtë sekret antik. Një gjë është e sigurt: ato e përdorën për disa dekada, dekada që dëshmojnë për efektin shkatërues edhe të simbolit yll me pesë cepa; ai ndau njeriun nga natyra e tij, vuri materien kundër tij, shkatërojë nëpërmjet yllit energjitë shpirtërore.

Mbi yllin u vendos çdo vlerë por vuajtjen më të madhe nuk e pati egoizmi i vogël njerëzor, ai vuan njëlloj në çdo sistem, vuajtjen e pati vlera shpirtërore, sa shumë do të ketë peshuar mbi kokat e shqiponjës magjike ai pesëcepësh në flamurin tonw .

Po kështu, në Lindjen e Largët, në Kinë, informacioni i parë i shkruajtur mbi pesë gjëndjet e materies në formë ylli me pesë cepa i takon periudhës midis shekullit X dheV para Krishtit dhe vazhdon të mësohet në shkollat tradicionale të mjekësisë kineze e në artet marciale edhe sot.

Ylli me pesë cepa bën pjesë në ikonografinë e lindjes së Krishtit, është prezent në lindjen e tij, tregon misterin e mishërimit, e lidhjes së shpirtit me tokën.

Përse duhet të preokupohemi sot, në kohën e kompiuterit e të ultraelektronikës, për keto fantazma të së kaluarës ose besime supersticioze? Sot është e mundur të informohen masat e gjera për shumë të vërteta, të mbajtura sekret, dhe ky është fundi i Botës, fundi i një bote të keqinformuar, jo përmbytja dhe shkatërrimi i Tokës, por shkatërrimi i një koreje artificiale dijesh për qëllime pushteti dhe brezat pas nesh do të tallen e do të na pikturojnë si të mbyllur në kafaze të arta injorance.

Ftesa jonë për rishikimin e kodeve të fshehura në shumë simbole, në rastin konkret të yllit me pesë cepa, nuk është intelektuale, nuk është çështje thjesht kulturore, qw me pak fjalë do tw thotw që t'i shtojmë diçka më tepër asaj që dijmë.

Spostimi i vëmëndjes në kuptimin e trukut të përdorur për manipulimin e vetëdijes nëpërmjet simboleve është jetik për një shoqëri që do të rinovohet, për shoqërinë vitale të së ardhmes, pasi një e ardhme me të paditur është një e ardhme e dështuar.

Prof. Mihallaq Xhavo
 
Artikuj të Tjerë

Sondazhe

Mendoni se Edi Rama i sherben masonerise ?
 

EditoriaL


Eksplore

Foto Lajme

Foto Lajme
You are here  : Home EditoriaL Ylli me pesë cepa

Video Lajme

Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.