Ujra të Thella

Lundro në ujra të thella

Hallouini, nje ftese drejt okultit apo nje mundesi per te deshmuar ? PDF Print E-mail
User Rating: / 1
PoorBest 
Profeci
Jam i sigurt që secili prej nesh ka dëgjuar ose di sado pak në lidhje me festën e shtrigave apo të të vdekurve dhe gjithçkaje tjetër të frikshme që zakonisht njihet me emrin Hallouin (Halloween në anglisht).

Por a jemi të gjithë të vetëdijshëm për ekspozimin që kjo festë i bën okultit? Hallouini festohet çdo vit me datë 31 tetor në shumë vende të botës perëndimore dhe popullariteti i saj vihet re zakonisht në numrin e filmave të huaj të cilët e përmbajnë kete feste si dhe ne festimet e tjera që kryhen.

Gjate kesaj feste njerëzit vishen me kostume të ndryshme, shpesh herë të frikshme, dhe shkojnë që të vizitojnë njëri-tjetrin nëpër shtëpi, ose mblidhen sëbashku për të festuar, etj.

Fatmirësisht kjo festë nuk është shumë e përhapur mes shqiptarëve dhe kjo është diçka për të cilën mund ta falenderojmë Perëndinë.

Por megjithë mungesën e popullaritetit të madh mes shqiptarëve, është e pamundur të mendosh me naivitet që ajo nuk po bëhet edhe më e njohur. Kjo falë edhe lokaleve apo bizneseve të ndryshme që përpiqen të përfitojnë nga kjo datë për të bërë një fitim shtesë nëpërmjet festimeve apo ofertave të ndryshme që ofrojnë për t’i tërhequr klientët e shumëdëshiruar.

Gjithsesi, ajo që është më shqetësuese nga këndvështrimi i krishterë, është fakti se shumë njerëz, qofshin këta edhe të krishterë, kanë shumë pak njohuri në lidhje me origjinën dhe ndikimin e vërtetë që ka kjo festë.

Natyra e kësaj feste dhe qëllimi i saj per të festuar gjërat e fshehta (okulte) duke përdorur sende, njerëz, apo mënyra të tjera të cilat i përkasin paganizmit, adhurimit të errësirës dhe satanit, etj; të gjitha keto bëhen me pas një derë, apo ftesë drejt okultit dhe gjithçkaje tjetër jo të perëndishme.

Origjina e Festës

Sipas shumicës së studiuesve, origjina e Hallouin-it vjen nga Irlanda dhe Skocia e lashtë në periudhën rreth kohës së Krishtit. Në 31 tetor të çdo viti, keltët e lashtë festonin fundin e verës, i cili nënkuptonte ndërrimin e stinëve. Në këtë periudhë barinjtë i çonin bagëtitë e tyre drejt stallave dhe vendeve të ngjashme ku kafshët dimëronin.

Ishte njëkohësisht edhe periudha në të cilën mblidheshin të korrat dhe në të cilën ndodhnin edhe shumë ndryshime të tjera të cilat kishin ndikimin e tyre mbi njerëzit. Ky ndërrim i stinëve dhe i vetë jetesës së njerëzve shënohej me festivalin e Semhain (Samhain në anglisht), që do të thotë ‘fundi i verës’.

Për shkak të gjithë këtyre ndryshimeve, kjo periudhë shoqërohej edhe nga manifestimi i një sërë bestytnish, sic ishte besimi në manifestimin e zanave dhe i frymërave të të vdekurve të cilat shëtisnin kudo në kërkim të trupave ku te mund të banonin.

Meqenëse të gjallët (njerëzit) nuk dëshironin që keto frymera te banonin ne ta, ata visheshin me kostume të ndryshme dhe dilnin nëpër rrugë duke bërë zhurmë, me qëllim që të frikësonin dhe ngatërronin frymërat që keto te fundit të largoheshin.

Mendohej se këto frymëra ktheheshin për të vizituar të afërmit e tyre ose shtëpitë e tyre të vjetra, gjë që për të gjallët ishte sa pozitive aq edhe negative. Për këtë arsye, disa përgatisnin ushqime dhe gjëra të tjera për t’i mirëpritur dhe kënaqur frymërat e të afërmve, ndërsa të tjerë përpiqeshin që t’i trembnin këto frymëra me kostume, zhurma, apo figura të frikshme.

Ndërkohë, për shkak se viti i ri pagan për keltët fillonte me 1 nëntor, dita e Semhain-it (31 tetori) mendohej të ishte një ditë e cila nuk i përkiste as vitit të kaluar as atij në vijim, dhe si e tille njerëzit e perdornin per te bere shaka dhe per te tallur te tjeret.

Keto praktika dhe zakone të hershme kanë vazhduar duke frymëzuar shumë zakone, tradita dhe praktika të sotshme të ngjashme, të cilat edhe pse mund të jenë modernizuar disi ne paraqitje, vazhdojnë të përmbajnë në vetvete shumë prej nënkuptimeve dhe bestytnive të hershme, të cilat mund të bëhen një derë e hapur për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë apo të përfshihen në gjëra okulte.

Hallouini nga prespektiva biblike

Bibla nuk flet direkt për Hallouinin, por ajo na jep disa principe udhezuese duke u mbështetur ne praktikat okulte dhe pagane të popujve që përmenden ne te.

Në kohët e Dhjatës së Vjetër, Perëndia e kishte paralajmëruar popullin e Tij në lidhje me përfshirjen në praktikat dhe zakonet pagane, për të mos u bërë pjesë e tyre sepse kjo ishte e neveritshme dhe e dënueshme në sytë e Zotit.

Tek Ligji i Përtërirë thuhet: “Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji, as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymat, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit, sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti” (Ligji i Përtërirë 18:10-12).

Mësimet biblike në Dhjatën e Re janë gjithashtu të qarta përsa i përket okultit. Historia e Simonit tek Veprat 8:9-24, si dhe tregime të tjera te ngjashme na mesojne se magjia dhe gjërat okulte janë plotësisht në kundërshtim me frymën e krishtërimi. Bibla e dënon pjesëmarrjen në praktikat okulte dhe tregon qarte se ne si besimtarë nuk duhet të përfshihemi në to për shkak të rrezikut.

Prandaj është shumë e rëndësishme që ne si besimtarë të krishterë të informohemi për të vërtetën biblike mbi okultin dhe të jemi të vetedijshëm mbi mënyrat se si manifestohet ai në shoqërinë, kulturën dhe jetën tonë.

Nga ana tjetër, Bibla na inkurajon që ne si besimtarë të shpërndajmë dritën e ungjillit të Krishtit edhe në vendet më të errëta ku okulti dhe gjithçka tjetër jo e perëndishme mbretëron. Kjo mund të bëhet së pari duke u lutur për urtësi dhe drejtim nga Perëndia.

Së dyti, nuk duhet të harrojmë që e vërteta e Perëndisë dhe dëshmia jonë janë dy nga armët më të fuqishme kundër mashtrimeve dhe skemave të armikut, jo vetëm në jetën tonë por, edhe në jetën e atyre që na rrethojnë në mënyrë që të kemi një dëshmi sa më të fuqishme.
 
Artikuj të Tjerë

Sondazhe

Mendoni se Edi Rama i sherben masonerise ?
 

EditoriaL


You are here  : Home Ezoterizëm Profeci Hallouini, nje ftese drejt okultit apo nje mundesi per te deshmuar ?

Video Lajme

Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.