Ujra të Thella

Lundro në ujra të thella

Falli dhe tregimi i fatit PDF Print E-mail
User Rating: / 0
PoorBest 
Profeci
Tregimi i fatit dhe sihri janë gjëra me të cilat janë sprovuar shumë njerëz, të cilët
nuk e njohin All-llahun dhe nuk i mbështeten Atij. Njerëz të tillë kur i godet ndonjë
musibet (vështirësi, sprovë, fatkeqësi sh.r.) nxitojnë të fallxhori dhe sihërbërësi për t’u
“shëruar”, e kjo nuk ua shton vetëm se sëmundjen, mirëpo a thua e kuptojnë?

Shpesh dëgjojmë se ka njerëz që deklarojnë se kanë dije nga bota e padukshme ose
për të ardhmen. Këta njihen me emra të ndryshëm [p.sh: fallxhor, astrolog, magjistar].

Bile ajo që është edhe më e çuditshme, këta njerëz kohëve të fundit janë duke bërë
reklama në radio-televizione të ndryshme.

Fallxhorët (nga to edhe njerëz që pretendojnë se lidhen me shpirtrat e vdekur) përdorin metoda të ndryshme nga të cilat ata thonë se e marrin informacionin, p.sh: shikimi në pëllëmbën e dorës, horoskopi, falli me letra, shikimi i filxhanit, etj.

Ata të cilët thonë se e zbulojnë të padukshmen dhe e dinë të ardhmen, mund të ndahen në dy kategori kryesore:

1. Ata që nuk kanë ndonjë dije ose sekret por që u thonë klientëve gjëra të përgjithshme që ndodhin tek shumica e njerëzve.

Disa prej këtyre hamendjeve dalin të vërteta për shkak se janë të përgjithshme.

Shembull kemi horoskopin që shkruhet nëpër gazeta, ajo nuk është gjë tjetër veçse
një hamendje në të cilën shkruhen gjëra të përgjithshme të cilat u ndodhin shumicës së
njerëzve. Kjo është si shembulli i atij që i thotë dikujt: Sot do të hash bukë.

2. Grupi i dytë janë ata që kanë kontakt me xhinnët. Ky grup është më i rëndësishëm
për tu njohur, ngase përmban shirkun dhe kufrin, gjëra të cilat të bëjnë pabesimtarë.

Për ta sqaruar më mirë këtë grup, së pari duhet të sqarojmë diçka mbi botën e xhinëve, sepse ky grup i fallxhorëve bashkëpunon me xhinnët në veprimtarinë e tyre.

Xhinët janë krijesa tjera të Allahut, subhanehu ve teala. Krijesa të cilat bashkekzistojnë me njeriun në tokë. Ata u quajtën xhinë, (etim. të fshehur) sepse nuk mund të shikohen nga syri i njeriut.

Allahu i krijoi xhinët para se të krijonte njerëzimin dhe ato i krijoi nga zjarri, pra edhe Iblisi, lanetullahi alejhi, hyn në kategorinë e xhinëve.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte)
e pjekur. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.” [Er-Rrahman: 14-15]

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Melekët u krijuan nga drita dhe
xhinnët nga zjarri pa tym.” [Muslimi].

Po ashtu në një hadith tjetër na ka sqaruar se sa lloje të xhinëve ka, duke thënë:
“Ka tre lloje xhinësh: Një lloj fluturon në ajër gjithë kohën, një tjetër lloj ekziston si
gjarpërinj dhe qen dhe lloji i kufizuar në tokë, i cili banon në një vend ose endet
rreth tij.” [Taberaniu, Hakimi].

Ashtu xhinët në disa raste mund të marrin formën e qenit të zi. Xhinët sipas besimit të tyre ndahen në: Besimtarë dhe Pabesimtarë.

Çdo njeri ka një xhinn që e shoqëron atë dhe ky xhin quhet Karin [bashkudhëtar], ky
është një xhin pabesimtarë dhe ndryshe quhet shejtan, ky e inkurajon njeriun që t’i
bëjë punët e këqija.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Secilit prej jush i është shoqëruar
një shok prej xhinëve.” Sahabët e pyetën: A edhe ty o i Dërguari i Allahut? Pejgamberi,
sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u përgjigj: “Edhe mua, veçse Allahu më ka ndihmuar mua
kundër tij dhe ai është nënshtruar. Tani ai më nxit vetëm të bëjë të mira.” [Muslimi].

Kontakti dhe kontrata me xhinët bëhet nga fallxhorët të cilëve xhinët mund t’u ja-
pin informacione për të ardhmen, kurse xhinët këtë informacion e marrin nga melekët
të cilët e transmetojnë në mes tyre, informacion të cilin ua ka treguar atyre Allahu,
subhanehu ve teala.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka përshkruar se si xhinët marrin informaci-
on për të ardhmen. Ai ka treguar se xhinët ishin të aftë të udhëtonin në drejtim të
kufijve më të ulët të qiellit dhe të dëgjonin ca informacione për të ardhmen që melekët
i transmetonin midis tyre.

Pastaj ktheheshin në tokë dhe këtë informacion ua tregonin njerëzve me të cilët bashkëpunonin.

Kjo ndodhte shpesh para ardhjes së Muhammedit, mirëpo me ardhjen e Pejgamberit, kjo gjë ndryshoi. Allahu i urdhëroi melekët që t’i gjuajnë me meteorë xhinët të cilët mundoheshin të marrin informacione nga ata. Mirëpo, ndonjëherë mundet që xhinët të marrin informacionin
dhe të shpëtojnë nga meteori, këtë e lejon Allahu, subhanehu ve teala, që t’i sprovoj
njerëzit se çfarë besimi kanë.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mall-
kuar. Përveç atij që vjedh çka dëgjohet, po edhe atë e ndjek ylli i zjarrtë.” [Hixhr: 17-18]

Kështu që xhinët nuk mund të mbledhin më informacion për të ardhmen aq lehtë, sa
që merrnin para dërgimit të të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Për shkak të kësaj ata tani e përziejnë informacionin me 100 gënjeshtra. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Ata (xhinët) do ta kalonin informacionin poshtë derisa ai arrin buzët e magjistarit ose fallxhorit. Shumë herë një meteorë i arrin ata përpara se t’ua transportojnë informacionin.

Nëse ata kalojnë para se të goditen, ata do t’i shtojnë atij 100 gënjeshtra.” [Buhariu dhe Muslimi]. Po ashtu kur një njeri shkon te ndonjë fallxhor, xhini i fallxhorit merr të dhëna nga
xhini i atij personi për planet që i ka pasur ky person, për emrat e anëtarëve të familjes së këtij personi, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me atë person i cili ka shkuar te fallxhori.

Me anë të kësaj metode fallxhori që bashkëpunon me xhinët është në gjendje të mësojë për të kaluarën e atij personi në detaje të hollësishme. Dhe kështu derisa ky injorant që ka shkuar te
fallxhori të bindet se ky fallxhorë e “ditka” të fshehtën dhe të ardhmen dhe kështu ta bëjë
atë fallxhor zot, (hasha) duke kërkuar prej tij zgjidhje të problemeve që i ka në jetën e vet.

Kështu ia mbush fallxhorit xhepat me para, shet shpirtin e vet dhe del nga feja duke u bërë
pabesimtarë. Kjo për shkak se në tregimin e fatit përfshihet gjunahu i kufrit dhe u mveshen
krijesave të Allahut cilësi të Krijuesit.

Feja e Allahut ka qëndrim të rreptë ndaj tregimin të fatit dhe ndaj fallxhorëve, qoftë ajo: me anë të shikimit të filxhanit, fallit me letra, topit të kristaltë, horoskopit, shikimit të pëllëmbës së dorës... si dhe të gjitha mënyrat tjera që këta të mallkuar i përdorin për t’i larguar njerëzit nga mbështetja në Allahun, xhel-le shanuhu.

Andaj çdokush që shkon te fallxhori, e lexon horoskopin apo shikon në filxhan, si dhe përdor metoda tjera të fallit, edhe duke mos i besuar kësaj, këtij personi nuk i pranohet namazi 40 ditë, sepse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Namazi i kujtdo që i afrohet ndonjë fallxhori dhe e pyet për ndonjë gjë, nuk do ti pranohet për 40 ditë e netë.” [Muslimi].

Ndërsa kush i vepron këto gjëra dhe beson se fallxhori e din të ardhmen apo horoskopi, apo gjërat tjera... ky person bëhet qafir dhe nëse nuk pendohet dhe vdes pa u penduar, do të dënohet përjetësisht në xhehennem.

Pejgamberi , sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kushdo që i afrohet një fallxhori dhe beson çfarë ai thotë, ka mohuar atë që iu shpall Muhamedit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem).” [Ahmedi]. Prandaj, le të vetëdijesohen muslimanët e mos t’i bëjnë këto vepra, mos të merren
me fallxhorë e me horoskop, e ata që deri tani i kanë vepruar këto gjëra, le të pendohen dhe le të kërkojnë falje nga Allahu, xhel-le shanuhu.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Pendohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë, që shpëtim të gjeni” [Nur: 31]. (bazuar në kapitullin me të njëjtin emër të librit “Bazat e Teuhidit” të Dr. Ebu Emineh Bilall Filips)
 
Artikuj të Tjerë

Sondazhe

Mendoni se Edi Rama i sherben masonerise ?
 

EditoriaL


You are here  : Home Ezoterizëm Profeci Falli dhe tregimi i fatit

Video Lajme

Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.