Ujra të Thella

Lundro në ujra të thella

KUSHTET E ZHVILLIMIT EZOTERIK PDF Print E-mail
User Rating: / 3
PoorBest 
Ezoterizëm
Në qoftë se nxënësi okult ka bërë diçka jo të mirë dhe jo logjike, atëherë ai veprimin e vet duhet ta drejtojë në dashurinë ndaj njerëzve, duhet të zgjerohet gradualisht në dashuri ndaj gjithë qenieve të tjera, në mënyrë të drejtë logjike. Në qoftë se dikush punon në drejtim tjetër ndaj rrugës së vërtet që ai vet e ka zgjedhur, kurrë nuk do të zhvillohet në rrugën e konkretizuar.

Kushtet

Kushti i parë është që nxënësi okult të vërejturit e vet ta drejtojë në shëndetin trupor, në trupin fizik e sidomos në atë mental. Vetëm prej njeriut të shëndosh mund të vije njohuria e shëndosh. Shkollimi okult nuk e largon ndonjë njeri që nuk është i shëndosh (fizikisht), por kërkon nga nxënësi të ketë vullnet për të qenë i shëndoshë.

Për nxënësin okult, konkretisht është me rëndësi përpjekja për shëndetin e plotë shpirtëror. Jeta jo e shëndoshë shpirtërore dhe mendore në çdo rast e largon nxënësin nga rruga për njohuri të larta.

Kushti i dytë është që nxënësi okult të ndihet si anëtarë i gjithë njerëzimit.

Kushti i tretë është sundimi i ndjenjave dhe mendimeve.

I urti duhet të zgjedh që pikëpamjet, ndjenjat, e edhe veprimet e tij të kenë domethënie për botën. Ndjenjat dhe mendimet kanë ndikim të njëjtë si veprimi në materie kur e bënë diçka me dorë. Pra, nxënësi okult duhet të ketë kujdes që mos t’i shfaqë ndjenjat negative.

Kushti i katërt është që nxënësi mirë ta kuptoj se qenie e vërtet e njeriut nuk është tek ajo e jashtmja, por tek ajo e brendshmja. Ai që e trajton vetën si produkt të botës së jashtme - të rezultatit të botës fizike, ai me atë shkollim okult nuk mund të arrij askund. Si bazë për nxënësin e shkollës okulte është: Ta ndjej vetën si qenie mendore (astrale) - shpirtërore. Ai që depërton deri tek ajo ndjenjë, bëhet i aftë për të dalluar midis detyrimeve të brendshme dhe ndikimit të brendshëm.

Kushti i pesë është qëndrueshmëria për marrje dhe kryerje të një vendimi. Asgjë nuk mund ta kthej nxënësin okult për marrje të një vendimi. Mundet ta kthej vendimin, vetëm atëherë kur e kupton se ka rënë në mashtrim. Çdo vendim është forcë.

Kushti i gjashtë është ndjenja e falënderimit ndaj gjithëçkaje që i jepet njeriut. Njeriu duhet të dijë se ekzistimi i tij personal është dhuratë e tërë Universit.

Nxënësi okult duhet të bëhet i tillë që kurrë të mos shkatërroj diçka prej vullnetit për shkatërrim, jo vetëm me vepra, po as me fjalë, as me ndjenja, as me mendime. Tek ai duhet të ekzistojë gëzimi për lindje dhe për ekzistim dhe, vetëm atëherë, ai mund ta shtrij dorën nga ndonjë shkatërrim. Vetëm atëherë nëse është në gjendje që prej këtij akti shkatërrimi dhe nëpërmjet tij t’i ndihmojë jetës së re.

Gjashtë kërkesa

Nxënësi okult duhet ta rregullojë rrjedhën e mendimeve të veta të ashtuquajtura: Kontrolli i mendimeve.

Mendimet endacake që nuk përputhen njëra me tjetrën sipas kuptimit të vet, në mënyrë logjike,shpesh e prishin formën e lotosit metal (çakrës mentale).

Nxënësi duhet të largohet prej rrethit njerëzor në të cilin flitet pa masë dhe pa logjikë, sepse kjo i pengon në zhvillimin e vet. Mirëpo, në anën tjetër, nxënësi nuk ka mundësi që prej njerëzve të largohet, sepse ai duhet të jetoj me ata, pa marrë parasysh se në çfarë gjendje janë. Nxënësi duhet të pasurohet në vetvete dalëngadalë.

Kërkesa e dytë është: Kontrolli i veprimeve.

Çdo paqëndrueshmëri, disharmoni në veprim e bie lulen e lotosit (çakrën mentale) në prishje. Në qoftë se nxënësi okult ka bërë diçka jo të mirë dhe jo logjike, atëherë ai veprimin e vet duhet ta drejtojë në dashurinë ndaj njerëzve, duhet të zgjerohet gradualisht në dashuri ndaj gjithë qenieve të tjera, në mënyrë të drejtë logjike. Në qoftë se dikush punon në drejtim tjetër ndaj rrugës së vërtet që ai vet e ka zgjedhur, kurrë nuk do të zhvillohet në rrugën e konkretizuar.

Kërkesa e tretë është që nxënësi të kultivojë: Qëndrueshmëri.

Nxënësi okult nuk guxon të lejojë që ky apo ai ndikim ta kthejë prej qëllimit që ai vetës ia ka dhënë.

Kërkesa e katërt është: Toleranca.

Nxënësi okult duhet të jetë tolerant ndajë njerëzve dhe ndaj qenieve të tjera. Nxënësi okult e largon prej vetes çdo kritikë të tepruar ndaj së keqes, së kobshmes.

Kërkesa e pestë është: Jo paragjykimi.

Edhe qindra mossuksese nuk guxojnë që nxënësit okult t’ia lëkundin besimin në rrugën që ka. P.sh. nëse nxënësi e ka atë qëllim, atëherë ai ka forcë dhe besim të plotë në atë qëllim. Ky është ai besimi i cili mund t’i rrotulloj edhe bjeshkët.

Kërkesa e gjashtë është arritja e drejtpeshimit jetësorë: Ekzistencë - qëndrueshmëri.

Nxënësi okult vazhdon ta mbaj disponimin e barabartë në drejtpeshim, pa marrë parasysh se a e gjen gëzimin apo pikëllimi
 
Artikuj të Tjerë

    Sondazhe

    Mendoni se Edi Rama i sherben masonerise ?
     

    EditoriaL


    You are here  : Home Ezoterizëm Enderra KUSHTET E ZHVILLIMIT EZOTERIK

    Video Lajme

    Get the Flash Player to see this player.
    Get the Flash Player to see this player.
    Get the Flash Player to see this player.
    Get the Flash Player to see this player.