Ujra të Thella

Lundro në ujra të thella

Masoneria - Shqipëri & Kosovë PDF Print E-mail
User Rating: / 2
PoorBest 
Konspiracion
Shqipëria, terren pjellor për masonët

Mjeshtri i madh i masonëve të Francës, Jean Michel Quillardet mohon ekzistencën e një lozhe të tillë Masonerie në vendin tonë, ndërkohë që shprehet se ka ardhur i ftuar në vendin tonë për të shpjeguar se çfarë është Masoneria dhe se çfarë idesh ka ajo për njerëzimin.

Gjatë emisionit “5 Pyetje nga Babaramo”, që transmetohet në Neës 24, Quillardet shprehet se Shqipëria është një terren pjellor për krijimin e një lozhe masonerie, e cila sipas tij do të ndihmojë në stabilitetin e demokracisë.

Si dhe përse lindi Masoneria?

Masoneria është një ide e vjetër, ekziston që nga 1718, është një lëvizje idesh e lidhur me shekullin e dritave në Francë, që do të luftojë dhe shkundë çdo formë absolutizmi që ekzistonte në Angli dhe në Francë kundër absolutizmit politik dhe kundër shtetit të së drejtës hyjnore që impononte pushtetin e vet.

Kundër absolutizmit fetar, kundër katolicizmit që mendonte se feja e tij ishte e vërteta e shfaqur dhe nuk mund të diskutohet për të. Këta janë pra njerëzit që bashkohen për të predikuar kritikën e lirë dhe shqyrtimin e lirë të ideve dhe që nuk pranon që të imponojë një dijë të çfarëdoshme.

Masoneria është një sekt, ide apo fe?

Çfarë i bashkon masonët?

Nuk është një sekt, sepse në Masoneri nuk ka doktrinë dhe nuk ka shef sekti, ne kemi në Rambujenë e Francës një organizim demokratik, unë jam parlamentar dhe zgjidhen edhe anëtarët e këshillit të urdhrit, dhe janë zgjedhur nga anëtarët e shoqatës së orientit të madh të Francës.

Pra, nuk kemi asnjë lidhje me sektin. Në Masoneri nuk mund të futesh kollaj, por mund të dalësh shumë kollaj. Ne nuk jemi fe, sigurisht që demanshi fetar është i respektueshëm, por feja është një besim, një ide. Por në Masoneri ka shumë rrugë të ndryshme.

Ne jemi shumë realiste, ne kemi njerëz besimtarë, jobesimtarë, përfaqësues të së majtës dhe të së djathtës, kemi të varfër, të pasur, kemi mbështetës të ekonomisë së tregut, kemi njerëz që mbështesin shtetin.

Por njëkohësisht nuk është as ideologji, pasi ideologjia është një doktrinë politike shumë e ndërtuar, e strukturuar me disiplina intelektuale, ndërkohë që ne jemi për shpërbërjen e ideologjive dhe hapjen e ndërgjegjeve.

Arma juaj është liria e fjalës. A mendoni se ka një kontradiktë për faktin se si janë ndërtuar lozhat e masonerisë, me përjashtim të shefit të madh të saj asnjë nuk mund të njihet nga publiku? Si mund të shpreheni kur nuk njiheni?

Nuk ka asnjë sekret, zgjedhjet e krerëve bëhen publike edhe në gazeta. Në lozhën e Francës selia jonë është e hapur çdo mbrëmje dhe ne kemi takime, kemi tryeza të rrumbullakëta e publike, ku masonët shprehin mendimin e tyre për problemet kryesore.

Nuk ka asnjë mister, asnjë të fshehtë, ne jemi shoqatë e hapur. Është e vërtetë që ne kemi qenë viktima të persekutime nga nazistët në kohën e pushtimit të Francës, dhe në këtë kohë masonët u trembën dhe u fshehën deri diku.

Por që nga koha që jam zgjedhur unë mjeshtër i madh, ne kemi një politikë komunikimi. Mjeshtri i madh është zëdhënësi i lozhës në Francë. Por ka shumë lozhe që shprehen krejtësisht lirshëm dhe shprehen se janë masonë.

Unë nuk kam qenë që në fillim një mjeshtër, por në fillimet e mia unë kam qenë një vëlla në vëllazërinë e masonëve. Unë kam 20 vjet që jam mason dhe gjithnjë e kam thënë hapur se jam mason dhe nuk kam pasur asnjë problem, dhe shumë herë kam marrë pjesë në simpoziume dhe në një kohë që nuk isha mjeshtër i madh.

Cilat janë detyrimet që ka një mason ndaj komunitetit?

Ka vetëm një detyrim, që të mos jetë racist, të mos jetë antisemit dhe jo ksenofon. Dhe të mos marrë pjesë në një lëvizje të ekstremit të djathtë ose sektar. Detyrimi i dytë është të jetë i pranishëm dhe të punojë në gjirin e Lozhës, dhe të mblidhemi çdo 15 ditë. Jemi një shoqatë shumë natyrale pluraliste dhe ne mund të kemi kontradikta dhe masoneria është inteligjenca e kontradiktës, atje ka të rinj të vjetër, mjekë, taksitë. Ne kemi profesorë, por ka larmi sociale në një mënyrë të mjaftueshme.

Është shkruar shumë në shtyp se Masoneria ngrihet në formën e një piramidë, e cila kontrollon gjithçka, dhe nëpërmjet saj kontrollon edhe shoqëritë. Është e vërtetë apo jo?

Do të ishte një gjë e mrekullueshme që të kontrolloja gjithçka dhe do të doja. E unë nuk kontrolloj asgjë. Me vështirësi unë kontrolloj anëtarët e këshillit administrativ. Ky është një mit i vjetër që është krijuar. Unë nuk jam në masonerinë angleze.

Ka dy lloj masonerish, është ajo angleze, e cila kërkon besimin në Zot dhe kemi masonerinë që përfaqësohet nga Orienti i Francë, që nuk e merr për bazë besimin. Kryesorja është që të kemi kapacitetin njerëzor që të kujdesemi për problemet e shoqërisë. Ne kemi një ndikim në fushën e ideve dhe kjo na intereson.

A mund të deklarohet një franko-mason publikisht si i tillë? A e lejojnë rregullat tuaja një gjë të tillë?

Sigurisht që po. Nuk duhet të thuhet se filani është mason e të tregohet me gisht. Është liri individuale që ta thuash apo jo faktin që je mason apo nuk je mason.

Mason në shqip do të thotë murator. Ç’lidhje ka kjo shoqatë me këtë profesion?

Është zanat, sepse lozhat e masonëve u krijuan për të luftuar kundër pushtetit absolut dhe kishin nevojë për një karrem pretekst për të mos shqetësuar pushtetin dhe ne morën rolin e atyre që ndërtojnë katedralet, kjo ishte ideja për të ndërtuar një shoqëri ideale.

Vizita në Shqipëri. Çfarë keni diskutuar me ta, apo nuk doni t’i tregoni?

Unë u ndjeva shumë i nderuar që më priti kryetari i shtetit tuaj dhe Kryeministri. Më presin edhe anëtarët e qeverisë franceze dhe është një nder për ne. Biseda nuk mund të thuhet, mua më ftuan autoritetet tuaja, nëse ata duhet ta thonë, mund ta thonë. Unë mund të them vetëm që takimi shkoi shumë mirë. Ne kemi shkëmbyer ide dhe mendime për të njohur më mirë njëri-tjetrin.

Ndatë të njëjtat ide?

Lidhur me demokracinë, humanizmin dhe laicitetin, ne jemi shumë pranë njeri-tjetrit, por nuk është mjeshtri i madh që është shumë afër kryeministrit, por është Franca.

A ka një lozhë masonikësh në Shqipëri?

Nuk ka lozhë në Shqipëri me sa di unë, dhe nuk njoh masonikë shqiptarë.

Ju thatë “mesa di unë”, a ka mundësi që të krijohen lozha që nuk janë të lidhura me Masonerinë?

Po të kishte një lozhe në Shqipëri, ne do ta dinim, pasi krijimi i lozhës duhet të njihet, kjo duhet të vijë nga vetë shqiptarët, por nuk mund ta imponojmë krijimin e saj. Masoneria është një mjet formimi personal dhe një mjet stabiliteti për demokracinë, dhe Shqipëria më duket një terren pjellor për krijimin e Masonerisë.

Unë nuk kam ardhur këtu aspak për të krijuar lozha apo për të favorizuar lozhat. Unë kam ardhur këtu me ftesë, për të folur se çfarë është Masoneria. Nëse do të krijohet, do të ishte një gjë e mirë.

A keni informacion se në këtë terren po mbin ndonjë lozhë?
Nuk kam asnjë të dhënë për një gjë të tillë, por lozha jonë nuk do të ishte kundër që të krijoheshin.

Ç’duhet të bëjë një nga bashkëpunëtorët e mi? Kush e hedh hapin e parë?

Në Shqipëri nuk ka lozhë dhe këtu duhet që një shqiptar të takojë njerëzit që të krijojnë lozhën. Nëse ka shqiptarë që jetojnë jashtë, ata mund të shkojnë në Francë dhe të trokasin në derën e shoqatës sonë.

Ilir Babaramo
 
Artikuj të Tjerë

Sondazhe

Mendoni se Edi Rama i sherben masonerise ?
 

EditoriaL


Eksplore

Foto Lajme

Foto Lajme
You are here  : Home Mistere Konspiracion Masoneria - Shqipëri & Kosovë

Video Lajme

Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.
Get the Flash Player to see this player.